Arben Memo, dyshohet se është personi që ka hyrë me një shpejtësi të madhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Dëshmitarët thonë se fal rrethojave të vendosura në pjesën ku po ndodh vaksinimi, nuk është lënduar asnjë person.
Megjithatë, kjo ka revoltuar disa të rinj që janë përplasur më pas me drejtuesin e automjetit. Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti dhe ndërlidhjen me zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri.
Pas këtij incidenti, Policia e Shtetit ka dalë në vendngjarje, ku edhe larguan veturën nga sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar.
Dyshohet se i Mema ka qenë në efektin e narkotikëve. /Telegrafi/