Telegrafi

Vetura shkelë për vdekje këmbësoren në Vragoli të Fushë Kosovës (Video)

Në orët e mbrëmjes, sonte, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, një veturë ka lënë të vdekur një këmbësore.

Sipas asaj që dëshmitarët kanë deklaruar për Klan Kosova, gruaja e cila ka humbur jetën, në momentin që është goditur nga vetura ka qenë duke e kaluar rrugën.

Dëshmitarët kanë thënë se makina nuk po lëvizte me shpejtësi të madhe në momentin e aksidentit me fatalitet, mirëpo banorët e kësaj ane janë shprehur të revoltuar për mungesën e një vendkalimi në këtë fshat.


Përleshja by GazetaExpress