Telegrafi

Vetura shkelë motoçiklistin në Prishtinë (Foto/Video)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Rrugën “Ilaz Kodra” në Lagjen Dardania në Prishtinë, kur një veturë ka goditur një motoçikletë.

Sipas burimeve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes në orët e para të pasdite një veturë ka goditur motoçikletën në lëvizje, me ç’rast motoçiklisti ka marrë lëndime trupore.

Bëhet e ditur se autoambulanca e ndihmës së shpejtë ka mbërri shpejt në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar të lënduarin për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës për të hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/telegrafi.video/videos/1960758647513783/