Mediet publikuan një video të shkurtër nga misioni i fundit i Blue Origin, në të cilën u përdorën dy makina elektrike Rivian R1T për të marrë kapsulën.
Sidoqoftë, derisa i hedhim një vështrim më të afërt, rezulton se vetë Jeff Bezos po voziste një nga makinat Rivian R1T, transmeton Telegrafi.
Themeluesi i Blue Origin është gjithashtu shefi i Amazon, i cili ka qenë një investitor i madh në Rivian që nga viti 2019 – kjo e shpjegon pse Bezos ka qasje të hershme në automjete.
Love seeing the R1T in action! https://t.co/VSbSxgZkrL
— RJ Scaringe (@RJScaringe) April 30, 2021
Motori me katër cilindra, sistemi i drejtimit të të gjitha rrotave, i kombinuar me një bateri relativisht të madhe është gjithçka që ju nevojitet për një mision të lehtë jashtë rrugëve të zakonshme sikurse aty. Automjetet janë të afta për terrenin shumë më sfidues (edhe pse jo shumë persona do të ndiqnin një rrugë kaq të vështirë dhe të rrezikshme).
A beautiful landing back in the West Texas desert today. pic.twitter.com/ii3LJriSFc
— Blue Origin (@blueorigin) April 14, 2021
Dalja në treg e makinave Rivian R1T dhe Rivian R1S SUV është planifikuar përkatësisht për në muajin qershor dhe gusht. /Telegrafi/