Telegrafi

Vetura që u përdor në filmin “Dictator”, shitet për 1.05 milion euro – ka targa të floririt dhe e tëra është e blinduar

Kur prodhuesi i një marke të veturës ju jep detaje për modelin më të fundit, ekziston një listë e gjatë e gjëra që ua tërheqin vëmendjen.

Prodhuesi letonez i tankeve, Dartz Motorz ka sjellë “kryeveprën” që po krahasohet me veturat më luksoze në botë, transmeton Telegrafi.

Çmimi i veturës së prezantuar që është një edicion i limituar – pra Prombron SUV fillon me 750 mijë euro, ndërsa nëse kërkoni që targat të jenë nga floriri dhe karroceria plotësisht e blinduar, atëherë çmimi ngritet në 1.05 milion euro.

Emri i plotë i veturës është Dartz Motorz Prombron The Dictator Aladen Editiion MMXXII. Bëhet fjalë për veturën që u përpos gjatë xhirimit të filmit The Dictator.

Në këtë film rolin kryesor e luan aktori Sasha Baron Cohen që luan rolin e admiralit-gjeneralit Aladeen, sunduesit fiktiv të Republikës së Wadiya.

Kompania që modifikoi veturën për këtë film, kishin intervenuar edhe në vetura tjera të filmave të Hollywood-it, siç është rasti i filmit Another Day to Die Hard dhe November Man, të aktorit britanik Pierce Brosnan që luan rolin fiktiv të spiunit britanik James Bond.

Nën kapak ka motorin 4 litërsh V8, që prodhon hiq më pak se 800 kuaj-fuqi. Kësaj veture i nevojiten vetëm 3.8 sekonda që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë që ta arrijë.

Shpejtësia maksimale e kësaj “bishe” është 280 kilometra në orë. Vetëm pjesa e blinduar peshon 2.200 kilogramë pa përfshirë motorin ku nëse i shtohen këto pjesë shkon në 3.100 kilogramë. /Telegrafi/