Me siguri keni parë makina që tërheqin automjete të tjera pas një problemi që mund të kenë patur. Por, nuk besojmë të keni parë si kjo makina e kuqe në Lushnje që merr përpara plot pesë të tilla.
Video-ja e filmuar tregon një makinë, e cila tërheq me një rripë edhe pesë të tjera, të cilat ndodheshin në një pjesë të këtij aksi rrugor.
Këto automjete mund të kenë pasur probleme dhe makina e kuqe është gjendur si shpëtimtarja e tyre, shikoni videon për më tepër.
“Makina në Lushnje tërheq 5 automjete të tjera. Vetëm makina e parë punon, e cila tërheq të tjerat”, thotë një nga të pranishmit që ka parë këtë moment.
Makina që tërheq 5 të tjera (Video)Vetura që tërheq 5 të tjera
Posted by Telegrafi.com on Tuesday, March 22, 2016