Gjatë një aksidenti në South Carolina të Shteteve të Bashkuara, një udhëtar shpëtoi gjallë edhe pse përfundoi nën një veturë.
Derisa ishin duke lëvizur me afro 70 kilometra në orë, vetura u përplas për një hidrant uji dhe nisi të rrotullohej, transmeton Telegrafi.
Në rrotullimin e tretë, njëri prej udhëtarëve përfundoi përjashta, ndërsa vetura i ra sipër duke e lënë atë në hapësirën mes rrotave.
Kamera e sigurisë së një shtëpie, në oborrin e së cilës ndaloi vetura, tregon momentin dramatik kur u rrotullua vetura dhe ai mbeti me gjysmën e trupit nën të.
Udhëtarët tjerë dhe disa persona nga shtëpitë fqinje, dolën me shpejtësi ta ndihmonin, por e telefonuan ndihmën e shpejtë, nga frika se mos i shkaktojnë ndonjë dëmtim tjetër duke dashur t’i japin ndihmë.
Raportohet se ai është dërguar në spital me autoambulancë, ndërsa nuk dihet se çfarë lëndime i ka pësuar. /Telegrafi/