Site icon Telegrafi

Vetura që lëvizte me shpejtësi mbi 160 km/h përplaset në një shtëpi në Missouri, shoferja humb jetën – foshnja që ishte brenda shtëpisë shpëton “për një fije floku”

Kamera e sigurisë e vendosur në derën e një shtëpie, shfaq momentin kur një veturë fluturon dhe futet brenda një shtëpi – ku si pasojë shoferja mbeti e vdekur në vend, kurse një fëmijë që ishte brenda shtëpisë i ka shpëtuar më të keqes “për një fije floku”.

Aksidenti fatal në St Louis, Missouri, krijoi një vrimë të madhe në një shtëpi në Kingston.

Ishte Veronica Schoettle që tha se nipi i saj 3-vjeç ishte në shtrat, kur muri i dhomës u godit nga vetura që lëvizte me mbi 160 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Schoettle që kishte marrë me qira shtëpinë, tha se edhe tre persona gjendeshin brenda në momentin e përplasjes, por se nipi i saj ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Derisa shoferja, identiteti i të cilës nuk u zbuluar nga policia, është konfirmuar se ishte një 73-vjeçare.

Ajo u shpall e vdekur në vendin ku ndodhi aksidenti, kurse pas analizave u konstatua se po ngiste mbi shpejtësinë e lejuar (60 kilometra).

Ekspertët e komunikacionit dyshojnë se shoferja mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësorë, në momentin që është përplasur me veturë në një shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version