Telegrafi

Vetura që është bërë pjesë e afro 50 familjeve kosovare në më pak se 6 muaj (Foto)

Që nga data 12 mars 2016, apo data e lansimit të gjeneratës së 4-të të Renault Megane në Kosovë janë dorëzuar mbi 50 njësi të kësaj veture tek klientët Kosovar. Suksesi në këtë rast nuk është në numra, por në kënaqësinë që Kosovarët po përjetojnë pasi që po bëhen pronarë të kësaj veture.

Kjo makinë, sigurisht që po i ndjek hapat e suksesit të vëllezërve të vet më të vegjël Captur dhe Clio.

“Kënaqësia që e reflektojnë klientët tanë që e zgjedhin këtë veturë, është motiv shtesë për suksesin dhe popularitetin që Renault po e fiton çdo ditë e më shumë.

“Është veshtirë të përshkruhet emocioni i pronarëve të Megan-it të ri në momentin që e fillojnë vozitjen nga salloni jonë. Na bën të ndihemi krenar” deklaroi Pleurat Hashani, menaxher i shitjes tek Auto Mita, përfaqesia ekskluzive për Renault në Kosovë.

Megani i ri karakterizohet nga teknologji të shumëta, motor të dëshmuar për kualitet, shpenzime të vogla dhe çmim atraktiv nga vetem 179Euro/muaj.