Telegrafi

Vetura po merrte kthesën, hapet dera – vogëlushja fluturon jashtë (Video)

Disa pamje të publikuara tregojnë momentin kur një foshnjë fluturoi nga një veturë në lëvizje, pasi me gjasë nëna e saj nuk arriti ta “lidhte” atë mirë në ulëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza dyvjeçare fluturoi nga dera e pasme e veturës, ndërsa e ëma u kthye në një kthesë në një cep në Mankato të Minesotës.

Pamjet tregojnë vajzën, e cila ishte e veshur me një xhaketë rozë dhe triko gri, që binte nga aty, pasi vetura ngadalë u kthye në një kthesë në rrugë.

Dëshmitarët kanë thënë se për fat të mirë vajza nuk është lënduar.

Policia tha se fëmija ishte i fiksuar mirë në pajisjen e fëmijëve, por ajo nuk ishte e lidhur siç duhet brenda makinës.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se si ishte hapur dera veturës. /Telegrafi/