Mediat e huaja kanë publikuar disa pamje tronditëse në të cilat shihet një grua e cila i kishte shpëtuar jetën një djali të vogël duke i dalë përpara një veture që po ecte me shpejtësi në drejtim të tij.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të kapur nga kamerat e vëzhgimit dhe të ndodhur në Bridgeport, Connecticut.
Bëhet fjalë për gruan e quajtur Shanta Jordan, e cila po vlerësohet si një heroinë, pasi i shpëtoi jetën djalit të cilin as që e njihte.
Thuhet se vetura po ecte me shpejtësi në drejtim të tij, duke u përplasur në murin e një restoranti.
Ndonëse që të dy u përplasen nga vetura, gruaja kishte marrë lëndime më të rënda. /Telegrafi/