Site icon Telegrafi

Vetura me pesë persona përfundon në lumin Vardar, gjendet fëmija pesë vjeçar, të tjerët në kërkim

Një makinë brenda së cilës udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani nga Gërçeci, ka dalë nga rruga Rashçe-Saraj dhe kanë përfunduar në lumin Vardar.

Siç mësohet deri më tani, bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.

Pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.

Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.

Në vendngjarje janë aktualisht policia dhe zjarrëfikësit. /Telegrafi/

Exit mobile version