Të paktën dy njerëz janë lënduar pasi automjeti ka goditur kalimtarët në një rrugë të Nimes, Francë, këtë mëngjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shoferi, 32 vjeç, u arrestua nga policët në vendngjarje.
? #Nimes : il fonce sur la foule en voiture, deux victimes hospitalisées, le conducteur interpellé https://t.co/sUKDrlwkue pic.twitter.com/sS0l7kGcWI
— Midi Libre (@Midilibre) September 14, 2018
Siç bëhet e ditur, ngjarja ndodhi jashtë një vendi të quajtur L’instant T rreth orës 1.15 të mëngjesit.
Thuhet se deri në 50 persona kanë qenë duke pirë dhe festuar jashtë një bari.
#nimes# il fonce sur la foule durant la feria # police judiciaire chargée enquête pic.twitter.com/TjmiQKcb3Z
— hocine rouagdia (@hocinerouagdia) September 14, 2018
Ndërkohë mediat kanë raportuar se dëshmitarët thuhet se dëgjuan shoferin duke thirrur “Allahu Akbar”, por nuk ka konfirmim zyrtar të një sulmi terrorist deri më tani.
Gjithashtu bëhet e ditur se përplasja ndodhi disa orë pasi u zhvillua një festival i madh në qytet në jug të Francës. /Telegrafi/