Gjatë orëve të pasdites së ditës së sotme (e premte) ka ndodhur një aksident në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.
Mediat kanë shkruar se bëhet fjalë për një veturë e cila është përplasur për një minibus.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nga aksidenti i shkaktuar kanë pësuar lëndime trupore, 15 persona.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në fshatin Akrashticë të komunës së Vushtrrisë.
“Një veturë është përplasur me një minibus, të cilin e ka nxjerr nga rruga kryesore. 15 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Qendrën Spitalore të Vushtrrisë”, ka thënë Zahiti për Telegrafin.
Fotografia kryesore: ILUSTRIM