Telegrafi

Vetura përplaset për një autobus në Pragë, tre të vdekur dhe 30 të lënduar (Foto/Video)

Tre vetë kanë vdekur pasi një veturë u përplas me një autobus në Pragë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 30 të tjerë u plagosën në aksidentin që ndodhi rreth orës 16:00 këtë pasdite.

Incidenti ndodhi pranë Horomerice, e cila është rreth 13 kilometra larg Pragës.

Autobusi besohet të ketë dalë jashtë rrugës dhe u përplas në një pemë. /Telegrafi/