Tre vetë kanë vdekur pasi një veturë u përplas me një autobus në Pragë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 30 të tjerë u plagosën në aksidentin që ndodhi rreth orës 16:00 këtë pasdite.
Incidenti ndodhi pranë Horomerice, e cila është rreth 13 kilometra larg Pragës.
Autobusi besohet të ketë dalë jashtë rrugës dhe u përplas në një pemë. /Telegrafi/