Telegrafi

Vetura përplaset për autobusin, tre të vdekur në Ohio – publikohen pamje e tmerrit, nga kënde të ndryshme (Video)

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur udhëtarët u hodhën nga vendet e tyre pasi një makinë u përplas në autobusin e tyre, në një aksident që vrau tre vetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në pamjet e filmuara në Ohajo, një makinë në lëvizje të shpejtë mund të shihet duke u përplasur me anën e autobusit, i cili rrotullohet në anën e tij.

Më pas shoferja e autobusit largohet nga ulësja e saj, duke i pyetur udhëtarët nëse janë mirë.

Gjithashtu, në video janë publikuar edhe pamje nga kënde të ndryshme brenda autobusit.

Siç raportohet, të tre njerëzit brenda makinës vdiqën pas përplasjes. Mya’Nie Nabors, 15 vjeç, u shpall i vdekur në vendngjarje dhe Kyren Wright, 18 vjeç, vdiq në një spital lokal.

Ndërsa shoferi Christopher Baker, 18 vjeç, fillimisht i mbijetoi përplasjes dhe u dërgua në një spital në gjendje kritike, por ai vdiq tri ditë më vonë. /Telegrafi/