Telegrafi

Vetura përplaset në një shkollë në Australi, gjejnë vdekjen dy fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sydney të Australisë. Dy djem tetëvjeçar kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një shkollë fillore dhe shkatërroi një klasë të tërë. Një tjetër vajzë, nëntë vjeçare, mbetet në një gjendje të rëndë, thanë autoritetet.

Si pasojë e incidentit u plagosën tre vajza, të cilat u transportuan menjëherë për në spital. Mësohet se 19 fëmijë ndodheshin në klasë gjatë momenteve të tmerrshme.

Policia tha se edhe shumë fëmijë të tjerë morën lëndime të lehta por janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se aksidenti nuk ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që në timonin e makinës ka qenë një grua 52-vjeçare.

Mjekja Stephanie Radnidge, duke folur mbi ngjarjen u shpreh: “Në vendngjarje gjetëm një numër të madh fëmijësh dhe mësuesish të tronditur”. /Shekulli/