Telegrafi

Vetura përplaset në muret e shtëpisë, dy të lënduar (Foto)

Një makinë është përplasur për muret e jashtme të oborrit të një shtëpie dje rreth orës 17:00 në Prekaz të Ulët, njofton Klan Kosova.

Shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke ecur vetuar ka bërë që përplasje të jetë e fuqishme, ndaj kanë mbetur të lënduar dy persona dhe është shkatërruar komplet një pjesë e murit.

Një shikues/lexues i Klan Kosovës ka dërguar disa fotografi të aksidentit dhe dëmeve të shkaktuara. Ndërsa njoftohet se banorët e shtëpisë nuk ishin aty në kohën kur ndodhi aksidenti, ndaj edhe askush nuk është lënduar.