Në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në afërsi të fshatit Haraçinë të Shkupit humbi jetën një këmbësor. Shoferi është larguar nga vendi i aksidentit.
Siç njoftoi policia, dje në autostradën-qarkore në qytetin e Shkupit në afërsi të mbikalimit për në fshatin Haraçinë, ka ndodhur një aksident ku shoferi i automjetit e ka goditur një këmbësor i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
“Shoferi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen e këmbësorit. Ekspertizë në vendin e aksidentit kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB – Shkup”, thonë nga policia.
Ata më tej shtojnë se me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të vdekurit është transferuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi./Telegrafi/