Ky është momenti i tmerrshëm kur një djalë adoleshent “rrotullohet” katër herë në ajër, pasi u godit nga një shofer që po voziste me shpejtësi prej rreth 100km/h në një rrugë banimi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që janë publikuar së fundmi, të cilat thuhet se tregojnë të riun Ibrahim Ahmed, 14, i cili u la i shtrirë në trotuar.
Por, për fat të mirë, i riu thuhet se i riu mbijetoi, por se mbeti me lëndime të rënda.
Videoja tronditëse është publikuar nga policia e cila ka bërë të ditur se Mohammed Casim Hussain, 20 vjeç, është burgosur për 16 muaj, i cili ishte duke vozitur makinën.
Siç bëhet e ditur, Hussain ishte duke tentuar të ikte nga një ndjekje nga policia, duke vozitur në rreth 100 km/h, shumë më tepër se kufiri i lejuar prej rreth 30 km/h, në këtë hapësirë.
Zyrtarët përfunduan ndjekjen e automjetit në Luton, Bedfordshire, dhe menjëherë thirrën një ambulancë dhe filluan t’i japin ndihmën e parë adoleshentit rreth orës 4.00 pasdite, më 14 mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/