Telegrafi

Vetura përfundon në një pusetë të hapur në rrugën e hekurudhave (Foto)

Vetura me rrotën e përparme është shembur në pusetën e kryqëzimit në rrugën Jordan Mijalkov (Hekurudha) pranë qendrës tregtare Ramstor-Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ka dëme të dukshme në makinë, kurse shoferi i zemëruar ka pritur policinë për të shqyrtuar rastin, sesi mund të ndodh në qytet një pusetë pa kapakun e saj.

Nuk dihet se si puseta ka mbetur e hapur, sepse nuk ka pasur ndonjë shenjë paraprake se është duke u punuar në kryqëzim. /Telegrafi/