Katër persona janë lënduar mbrëmjen e sotme në Berat pasi një makinë tip “Benz” doli nga rruga duke u përplasur me një dyqan që tregtonte pajisje elektronike.
Raportohet se të lënduarit kanë qenë kalimtarë të rastit. Ata janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Pavarësisht shtimit të kontrolleve nga policia përgjatë rrugëve të vendit, aksidentet rrugore nuk kanë munguar. Mesditën e kësaj të diele dy qytetarë, punonjës të një kompani sigurie humbën jetën në Marinëz të Fierit.
Makina me të cilën ata udhëtonin përfundoi në një kanal vaditës, çka u desh më pas ndërhyrja e një vinçi për të nxjerrë trupat e tyre të pajetë./euronews.al