Site icon Telegrafi

Vetura me njerëz brenda është ‘gëlltitur’ nga një gropë e mbushur me ujë të nxehtë në Rusi

Ky është momenti i frikshëm kur një veturë me dy fëmijë brenda ka rënë në një gropë të mbushur me ujë të nxehtë në Rusi.

Pamjet tregojnë se SUV-i i bardhë po ‘gëlltitet’ ndërsa toka hapet poshtë tyre në Shën Petersburg.

Vrima u formua pasi një gyp që u dëmtua dhe shkaktoi shembjen e tokës – duke e mbushur zonën me ujë të nxehtë.

Shoferi dhe djali i tij 10-vjeçar kanë pësuar djegie, ndërsa fëmija tjetër mësohet se ka mbetur i padëmtuar, raporton metro.co.uk.

Dy anëtarë të shërbimeve të urgjencës që nxituan për të shpëtuar familjen u shtruan gjithashtu në spital pasi kishin pësuar djegie të trupit.

Njëri pësoi djegie në më shumë se 30 për qind të trupit, thanë mediat lokale.

Punonjësit e prokurorisë së rrethit Admiralteisky u nisën për në vend për të koordinuar veprimet e shërbimeve të urgjencës dhe kontrollin mbi eliminimin e pasojave të incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version