Shoferi i një Toyota Corolla në Decatur Township të Pensilvanisë, u dërgua në spital pasi ishte përfshirë në një aksident spektakular të dielën e 6 gushtit.
Edhe pse disa detaje që lidhen me aksidentin mbeten ende spekulime, vetura arriti të përfundojë në katin e dytë të një shtëpie.
Momentalisht nuk dihet akoma gjendja shëndetësore e shoferit, por se ai ishte jashtë veturës së tij në momentin e arritjes së emergjencës, raporton Car Scoops, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq edhe pronarët e shtëpisë ishin kontrolluar nga shërbimet e emergjencës, por se nuk ishin dërguar në spital.
Përsa i përket mënyrës sesi përfundoi vetura në shtëpi, duke lënë një vrimë masive në anën e saj, disa pyetje mbesin akoma pa përgjigje.
Ndërsa nga zyrtarët nga Pennsylvania State Police thanë se “përmes një hetimi u mor vesh se përplasja e veturës në katin e dytë të kësaj shtëpie ishte një akt i qëllimshëm”. /Telegrafi/