Site icon Telegrafi

Vetura ndeshet me eskavatorin, pesë të lënduar në Vushtrri

Si pasojë e një aksidenti trafikut të ndodhur sot në rrugën lokale të fshatit Nakadovc të Vushtrrisë, kanë mbetur pesë persona të lënduar.

Lajmin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitit.

Sipas tij, aksidenti raportohet te ketë ndodhur rreth orës 15:00.

“Në aksident ishin te përfshira një automjet civil dhe një ekskavator, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona që gjendeshin në veturë, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne QKMF Vushtrri dhe me pas janë transferuar për në QKUK”, tha ai.

Shkaktar i aksidentit konsiderohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të ekskavatorit i cili ndodhej në lëvizje.

Exit mobile version