Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në një lagje të Durrësit në Shqipëri. Në automjet ishin dy udhëtare, por pavarësisht flakëve dëmet nga ky incident kanë qenë vetëm me dëme materiale.
“Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Shqiperisë. /Telegrafi/