Qytetarët në Londër, janë befasuar kur në orët e hershme të mëngjesit e kanë gjetur një veturë në shkallët e ndërtesës.
Nuk dihet pronari i automobilit, apo mënyra se si ka përfunduar në këtë pozitë misterioze, transmeton Telegrafi.
Derisa disa thonë se e ka pasur frenin e ngritur dhe ka dështuar të ndaloi, të tjerët mendojnë se shoferi ishte i dehur dhe lëvizte pa kontroll.
“Shumë raste shohim rrugëve, por ky është më i çuditshmi”, shkruan në komunikatën e Policisë lidhur me rastin.
Nuk është dhënë asnjë informatë për këtë makinë, që tashmë është hequr nga shkallët. /Telegrafi/