Ky është momenti kur një veturë sportive e vjedhur Audi u përplas në një mur, duke detyruar shoferin që të “fluturojë” nga brenda.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Broadway West, Walsall – Angli, rreth orës 21:00 të hënën.
Siç thuhet më tej, shoferi, një 37 vjeçar, nuk vuajti ndonjë dëmtim të rëndë pavarësisht se kishte “fluturuar” jashtë dhe tani është në spital nën arrest policor.
Një armë, cigare dhe një pako kishin “fluturuar” gjithashtu nga vetura, edhe pse nuk është e qartë se kujt i përkasin.
Ndërkohë dëshmitarët e habitur mund të shihen duke nxituar për të kontrolluar shoferin, pasi një mur me tulla i sapo ndërtuar u rrënua në copëza.
Mendohet se vetura, vlera e së cilës supozohet të arrijë në rreth 50 mijë funte, është vjedhur në një vjedhje në Derbyshire më parë të hënën. /Telegrafi/