Një nga veturat e rralla të Maybach të prodhuar në shekullin e 21-të, po shitet në Holandë, kurse ekzistenca e tij po ndodh fal presidentit të dikurshëm të Libisë, Muammar Gaddafi.
Dileri holandez i veturave të shtrenjta “Autoleitner” është deklaruar lidhur me “Maybach 57S cruseiro coupe” që është prodhuar nga kompania Xenatec, nga i cili Gaddafi e kishte porositur sipas dëshirës dhe për këtë është modifikuar, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë ishte e gatshme për përdorim – por vetëm pas vdekjes së liderit libian. E konstruktori gjerman Xenatec vendosi të fillojë modifikimin e veturës të gjatë prej 5.728 milimetra.
Xenatecnuk ka bërë ndryshime mekanike, kështu fuqia motorike vjen nga motori prej gjashtë cilindrave V12 twin-turbo të prodhuar nga AMG dhe që gjeneron 604 kuaj-fuqi.
Ndërruesi automatik me pesë shpejtësi vë në punë veturën falë tërheqjes me rrotat e pasme – por pavarësisht që kjo coupe peshon gjashtë tonë – nevojiten vetëm pesë sekonda që shpejtësinë nga 0-100 ta arrijë.
Kjo veturë kushton 961.950 euro e të gjithë blerësit që planifikojnë ta nxjerrin këtë coupe jashtë Holandës mund ta marrin për 795.000 euro. /Telegrafi/