Telegrafi

Vetura luksoze, aeroplanë privatë e gardërobë të shtrenjtë, jeta e fëmijëve të pasanikëve të Zvicrës (Foto)

Është bërë trend që fëmijët e pasanikëve nga vendet e ndryshme të botës të publikojnë fotografi nga jeta e tyre luksoze, duke filluar nga pushimet në plazhe të bukura e deri të veturat sportive që janë shumë të shtrenjta.

Llogaria “Fëmijët e Pasur të Zvicrës” në Instagram, numëron mijëra ndjekës që me padurim presin publikimin e fotografive të idhujve të tyre, që dokumentojnë me imazhe të ndryshme pushimet në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

E kur flasim për pasanikët nuk ka sesi të mungojnë rrobat dhe këpucët e markave të njohura botërore, e deri të aeroplanët e helikopterët privat. Gjithsesi pjesë e këtyre imazheve janë edhe grumbujt e parave si dhe aksesorë të ndryshëm.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë, ku shihet luksi i pafund i këtyre të rinjve nga Zvicra që kanë pozuar në ambiente të ndryshme. /Telegrafi/