Site icon Telegrafi

Vetura lëvizi me shpejtësi të lartë nëpër rrugë të hapur, derisa në pjesën anësore ishte kapur një njeri me shirita ngjitës

Udhëtimi i zakonshëm duke qëndruar brenda veturës, për dikë nuk është aspak zbavitës

Shiriti ngjitë është një mjet shumë funksional, që përdoret për gjërat të mira dhe të këqija, transmeton Telegrafi.

Me shirit ngjitës, iu është shpëtuar jeta disa astronautëve në Apollo 13, por është edhe e dëmshme sepse kidnapuesit me të ua mbyllin gojën viktimave.

Në këtë ngjarje që ka ndodhur në Rusi, nuk dihet nëse ky mjet është përdorur për të mirë apo për të keq, por mund të thuhet se u tregua i fuqishëm dhe kreu funksionin e duhur.

I njohur për simulimet e rrezikshme, Evgeny Chebotarev ka kërkuar që ta ngjesin në pjesën anësore të një Ford Mustang, me shirita ngjitës.

Ai kërkoi pastaj, që vetura të lëvizte me shpejtësi të lartë nëpër rrugë të hapur, ndërsa duart i mbante të kapura për pasqyre. Pa pasur, ndonjë helmetë në kokë.

Makina arriti deri në 140 kilometra në orë, ndërsa bëri xhiro për një kohë nëpër rrugë të hapur, së bashku me Chebotarev të ngjitur në të.

Gjatë tërë kohës, pas veturës ku ishte kapur ai, voziste shoku i tij, që dukej sikur në çdo moment ai mund të rrëzohej dhe ai do ishte i parë që do ta shtypte me veturë. /Telegrafi/

Exit mobile version