Telegrafi

Vetura “komike” në fakt është e ligjshme në rrugë dhe kjo vetëm për një arsye

Pavarësisht se sa vjeç jeni, veturat me parakolp mbeten argëtuese.

Por, a rritet ai gëzim proporcionalisht me madhësinë e automjetit? Ekziston një veturë me parakolp të përmasave të mëdha për ta testuar atë teori.

Dhe atë do ta gjeni në Lackawanna County, Pensilvani, përcjell Telegrafi.

Dan Hryhorcoff është pronar në pension i një dyqani makinerish, i cili kishte nevojë për një projekt për ta mbajtur atë të zënë gjatë kulmit të pandemisë COVID.

Kështu që ai përdori ekspertizën e tij të fabrikimit për të ndërtuar diçka vërtet interesante – një veturë gjigante parakolp.

Bëhet e ditur se ajo është e ligjshme në rrugë për shkak se është e regjistruar teknikisht si një motoçikletë me tre rrota.

Ajo përmban një motor 1.6 litërsh me katër cilindra dhe një transmision automatik. /Telegrafi/