Telegrafi

Vetura kishte rënë nga 76 metra lartësi, shpëtimi dramatik me helikopter i të mbijetuarve në një zonë shkëmbore, bregdetare të San Franciskos

Katër persona – duke përfshirë dy fëmijë të moshës katër dhe nëntë vjeç – janë shpëtuar pasi makina e tyre ra mbi 76 metra mbi gurë dhe dukej se ishte përmbysur disa herë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ndodhi në një zonë shkëmbore, bregdetare të quajtur Devil’s Slide në jug të San Franciskos.

Zyrtarët thanë se fëmijët ishin të palënduar dhe të rriturit pësuan lëndime jo të rrezikshme për jetën.

Vetura – një Tesla – nuk besohej të ishte në modalitetin e vetëdrejtimit sipas një hetimi fillestar, ka thënë një zëdhënës i Patrullës së Autostradave të Kalifornisë.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur të mbijetuarit “tërhiqen” me helikopter. /Telegrafi/