Para pak çastesh, në hyrje të Prishtinës një veturë e tipit “Mercedes”, kombi-bus, është kapluar nga zjarri.
Aty shihet kjo veturë e cila gjendej pak metra larg një pompe të benzinës.
Njësitet e Zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për të evituar rrezikun.
Ndërsa zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline” se rreth orës 14:00 kjo veturë është kapluar nga zjarri.
“Kemi marrë informatën për një zjarr të një veture në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, ka thënë shkurt ajo.