Telegrafi

Vetura, jahte e aeroplanë privat, jeta luksoze e fëmijëve të pasanikëve të Meksikës (Foto)

Fëmijët e pasanikëve të Meksikës duket se kanë vendosur të shkojnë hapave të fëmijëve të pasanikëve të Rusisë, të cilët çdo lëvizje të tyre e dokumentojnë me imazhe që i publikojnë në rrjete sociale për t’i mbajtur të informuar ndjekësit e tyre.

Dhe sa herë që flitet për pasanikë nuk ka sesi të mungojnë veturat e shtrenjta, udhëtimet luksoze, gardëroba e markave të njohura si dhe alkool pa fund, transmeton Telegrafi.

Llogaria e fëmijëve të pasanikëve të Meksikës numëron rreth 66 mijë ndjekës, të cilët i informojnë për pushimet dhe vendet luksoze që i vizitojnë duke publikuar fotografi të ndryshme.

Por është interesant se si Meksika ka dallime të mëdha sa i përket të pasurve dhe shtresës së varfër, pasi vetëm një për qind e popullsisë përbëjnë 21 për qind të hyrave të shtetit. /Telegrafi/