Më datë 11.04.2024 në ora 17:00 në SPB Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Fiat Punto” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B.(36) nga fshati Hasanbeg, Shkup dhe një trotinet elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga fshati Mojanci.
“Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza””.
“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.