Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë sonte rreth orës 20:00, në Vitomiricë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibraj nga Policia në Pejë.
“Si pasojë e një aksidenti fatal një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi i cili ka shkaktuar aksidentin me automjet është arrestuar”, ka thënë Ibraj për Insajderin.
Policia po vazhdon hetimet për këtë rast.