Telegrafi

Vetura godet për vdekje këmbësorin në rrugën Prishtinë-Pejë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Arllat.

Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë, Argjend Gashi.

Ai tha se viktima është një person i moshës 81 vjeçare, i cili është goditur nga një veturë në lëvizje.

“Rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Arllat ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture në lëvizje dhe një këmbësori, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Viktima është këmbësori, i lindur më 1937”, ka thënë Argjend Gashi për Kallxo.com.