Telegrafi

Vetura godet për vdekje 15 vjeçaren në Tërrnavc të Skenderajt

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Tërrnavc të Skënderajt.

Sipas Policisë nga ky aksident ka mbetur e vdekur një vajzë 15 vjeçare, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të lehta.

“Sot rreth orës 10:45 në fshatin Tërrnavc një veturë më targa civile ka goditur këmbësoren, e gjinisë femërore, e moshës 15 vjeçare. E  njëjta ka ndërruar jetë”, tha për KosovaPress, Fixhirije Pllana nga Policia e Mitrovicës.