Një person është goditur nga një veturë teksa po kalonte zebrat në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, rreth orës 7:00 të mëngjesit, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, i aksidentuari është dërguar për tretman mjekësor, i cili më pas është liruar për në shtëpi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:00, të mëngjesit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ mes një veture dhe këmbësori. I lënduari pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi pasi ka pas lëndime të lehta trupore”, tha Ahmeti. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim