E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 08:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Prishtinë.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarje ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci. /Telegrafi/
—–
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë në afërsi të Termokosit.
Siç mëson Telegrafi një veturë ka goditur një këmbësorë, i cili thuhet se ka pësuar lëndime.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/