Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ku është lënduar një person.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/