Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje rreth orës 17:39 në Rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/