Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran”, thuhet në njoftimin për media.
Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/