Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55 në Ferizaj.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për ndihmë mjekësore. /Telegrafi/