Dje rreth orës 09:55 në Gjilan ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia e godet këmbësorin – viktimën mashkull kosovar i cili ishte duke kaluar rrugën ne vendkalimin për këmbësor”, thuhet në raportin e policisë.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas marrjes se ndihmës se parë ne QE Gjilan ndalet për tretman te mëtutjeshëm. /Telegrafi/