Në një aksident automobilistik në autostradën Gostivar-Kërçovë një person u plagos dhe është mbytur një kalë.
Sipas SPB Tetovë, dje rreth orës 19:00, në seksionin nga kryqëzimi Gostivar drejt Zhdunjska, një veturë “Audi A6” me targa austriake, drejtuar nga J.V. (44) nga fshati Bellovishtë i Gostivarit, ka goditur një kalë i cili i pa kontrolluar dhe pa mbikëqyrje po lëvizte përgjatë rrugës.
Nga goditja, kali është mbytur në vendin e ngjarjes, ndërsa J.V. me veturë tjetër është dërguar në spitalin e Gostivarit.
Në vendin ngjarjes ekspertizë kanë bërë policët nga stacioni policorë i Gostivarit./Telegrafi/