Një person i cili ishte duke vozitur nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion.
Ndërsa i dyshuari është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje. Njësitet policore janë duke u marr me rastin. /Telegrafi/