Një këmbësor ka mbetur i lënduar, pasi sonte rreth orës 20:00 është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, te Zona Industriale.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Më tej zëdhënësja ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/